Mbrëmë (e martë) në shtëpinë e Big Brother VIP janë bërë dy eliminime.
E para që u largua nga gara ishte këngëtarja Xheisara, ndërkohë që në nominimin e dytë u largua DJ nga Kosova, Dagz.
Ky i fundit nisi garën së bashku me mikun e tij të ngushtë dhe bashkëpunëtorin në profesion, DJ PM.
Pajtim Krasniqi (emri i vërtetë) pas daljes së Dagz ka bërë një reagim në rrjete sociale duke i thënë se tani është koha që të vazhdojnë aty ku ngelën.
“Krenar me ty vëlla, tash është koha #PMandDagz. Të dua vëlla deri në vdekje”, u shpreh ai.
Edhe në natën e ndjeshme ndërkohë nuk munguan befasitë e diskutimet rreth zhvillimeve të javës.
Në nominim për t’u larguar ditën e premte janë: Beatrix Ramosaj, Einxhel dhe Donald Veshaj. /Telegrafi/