Site icon Telegrafi

DJ PM, DJ Dagz për projekt të ri bashkëpunojnë me S4MM

Gjatë muajit shkurt, DJ PM, DJ Dagz dhe këngëtari Lindon sollën këngën e tyre me titull “Hallall e ke”.

Kjo këngë është pritur mirë nga publiku, dhe në vetëm një muaj pas lansimit, ka arritur të grumbullojë mbi një milion shikime në kanalin YouTube.

Pas këtij suksesi, dy DJ e famshëm shqiptarë kanë nisur punën në këngën e re, që pritet të vjen shumë shpejt.

Dyshja kësaj radhe kanë përzgjedhur që të bashkëpunojë me S4MM, i cili para dy jave solli këngën “Aye, Aye”.

“Ne po punojmë për këngën tonë të re. Qëndroni të gatshëm njerëz”, ka shkruar ndër të tjerash DJ Dagz.

Kënga e fundit e këngëtarit është shikuar mbi 500 mijë herë në YouTube ndërsa pritet të sjell edhe projekte të reja gjatë verës.

Ndryshe, edhe DJ do të publikojnë bashkëpunime të ndryshme në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version