Dy Dj-të e njohur në vend PM dhe Dagz kanë lansuar projektin e tyre më të ri muzikor të titulluar “Hallall e ke”.
Kësaj radhe dyshja kanë vendosur që të bashkëpunojë me këngëtarin nga Maqedonia, Lindon Berisha.
“Hallall e ke” është një këngë ritmike me tematikë dashurie, e cila pritet të jetë një nga hitet e këtij viti.
Për tekstin e kësaj kënge është kujdesur vetë Lindon, kurse për instrumentalin janë kujdesur Cricket në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz.
Për klipin është kujdesur produksioni XL Films. Kujtojmë se ky nuk do të jetë projekti i fundit i artistëve të cilët kanë bërë të ditur se do të sjellin edhe shumë befasi të tjera për publikun gjatë këtij viti. /Telegrafi/