Site icon Telegrafi

DJ PM, DJ Dagz dhe Burak sjellin ripërpunimin e këngës “Kthehuni”

(Foto: YouTube)

Kohëve të fundit është bërë trend që të ripërpunohen këngët e reja, duke u ndërthurur ato me modernen.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe DJ PM, DJ Dagz dhe Burak, të cilët kanë lansuar ‘remake’ të këngës “Kthehuni.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa kanë shpërndarë pjesë të shkurtër nga projekti.

Kjo këngë ishte publikuar para shtatë vitesh, e që ishte kënduar nga artisti i njohur, Malsori

Për instrumentalin e saj janë përkujdesur të dy DJ, në bashkëpunim me Kushtrim Hajrullahu dhe Nec.

“Kthehuni” është pranuar mirë nga fansat e tyre, duke e komentuar në mënyrë pozitive. /Telegrafi/

Exit mobile version