Telegrafi

DJ PM dhe DJ Dagz publikojnë duetin me Lumi B, Majk dhe Zaza “Sevdali”

Dy DJ-të e njohur PM dhe Dagz janë bashkuar me reperët Lumi B, Majk dhe Zaza për një projekt të ri muzikor.

Pesë artistët kanë publikuar projektin e ri që mban titullin “Sevdali”, e që e sollën të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producentë të këngës janë Lorik Mjeku dhe GN Music nga kompania muzikore “VN ENT” bashkë me PM dhe Dagz.

Foto: Screenshot/YouTube

Për tekstin është përkujdesur Lumi B, Majk dhe Muma, ndërsa për miksimin dhe masterizimin DJ TC.

Ndërkohë, puna për videoklipin iu besua produksionit ‘XL Films’.

E plotë, kënga gjendet e lansuar në kanalin zyrtar të DJ PM dhe DJ Dagz në YouTube. /Telegrafi/