DJ Olti, këngëtari Alban Skënderaj dhe reperi Lyrical Son kanë publikuar së fundmi këngën e tyre më të re.
“93” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është publikuar në YouTube në versionin audio me tekst.
Muzika është realizuar nga Boocky, Alban Skenderaj, Lyrical Son, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar Joan Tanku.
Kënga është ritmike, dhe ashtu si e thotë titulli, kënga trajton temën e viteve të kaluar, e që në fakt ishte një botë krejt ndryshe nga sot.
“93” pritet të shndërrohet në një nga hitet e momentit. /Telegrafi/