DJ Geek, Ya Nina dhe Ledri Vula janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
“Çka i bone” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili është kompletuar edhe me videoklip.
Artistët vijnë me paraqitje të veçantë e me një videoklip tejet veror shumëngjyrësh.
Kënga është punuar në studion e Cricket nga producenti Donat Prelvukaj.
Teksti është shkruar nga Elinel në bashkëpunim me Ledrin me melodi nga Granit Ismajli.
Videoja ndërkohë i është besuar Smart Motion.
Ky projekt tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/