Telegrafi

DJ i famshëm Diplo: Femrat e Kosovës po e pushtojnë botën

Diplo (Foto: Joe Scarnici/Getty Images for Maxim/Guliver)

DJ i njohur amerikan, Diplo, në ditën e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e ka publikuar një fotografi të përbashkët me shqiptaren e famshme, Era Istrefi.

“Femrat e Kosovës po e pushtojnë botën”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Natyrisht se nuk ka munguar edhe komenti i Erës, e cila ka shkruar: “O Zot, të dua”. Një koment e ka shkruar edhe motra e Rita Orës, Elena, duke shprehur pëlqimin e saj për 24-vjeçaren: “Dashuri, Era Istrefi”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diplo

Era e ka shpërndarë fotografinë në profilin e saj në InstStory duke kërkuar që ta pëlqejnë këtë postim: “Hajde t’i tregojmë Diplos dashuri në postimin e fundit që po e mbështet Kosovën.

Diplo dhe Era Istrefi (Foto: Instagram/EraIstrefi)

Diplo është producent i himnit të Kampionatit Botëror të vitit 2018, “Live It Up”, të cilin Era e kishte kënduar së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith.

Ai ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren tjetër shqiptare, Dua Lipa, në këngën “Electricity”, si pjesë e dyshes “Silk City” së bashku me Mark Ronson. Ndërsa ka pasur spekulime për një lidhje me Rita Orën.

Gjatë karrierës së tij, Diplo ka bashkëpunuar me disa prej emrave më të njohur të muzikës botërore, si Gwen Stefani, Britney Spears, Madonna, Shakira, Beyonce, “No Doubt”, Justin Bieber, Usher, Snoop Dogg, Chris Brown e shumë të tjerë. /Telegrafi/

Diplo dhe Dua Lipa (Foto: Bryan Bedder/Getty Images for SVEDKA Vodka/Guliver)

 

Diplodhe Rita Ora (Foto: Charley Gallay/Getty Images for Spotify/Guliver)