Site icon Telegrafi

Divorci me Van der Vaart, e fejuara shtatzënë: Mendova vetëvrasjen

Rafael Van der Vaart është në qendër të kronikave rozë. Vetëm para disa javësh u bë e ditur ndarja e tij nga e fejuara Sabia Boulahrouz, ish-bashkëshortja e mbrojtësit të Celsit, Khalid Boulahrouz, e cila jo vetëm e konfirmoi divorcin, por tha se po pret një fëmijë nga futbollisti holandez i Betisit.

Van der Vaart dhe Sabia përjetuan një lidhje që zgjati dy vite e gjysmë. Lidhja mes tyre nisi menjëherë pas ndarjes së lojtarit nga ish-bashkëshortja e tij, Sylvie Meis. Sabia, e cila ka qenë mike me Sylvie, e ngushëlloi Van der Vaartin pas ndarjes, për të krijuar më pas një lidhje me të.

“Historia ime me Rafael përfundoi. U ndamë, por sërish e duam njëri-tjetrin. Ndonjëherë dashuria nuk mjafton”, ishte deklarata e Sabias, gjatë intervistës për një revistë gjermane.

Sabia konfirmoi gjithashtu se është shtatzënë dhe se, për një moment mendoi të vetëvritej. “Po të mos kisha 3 fëmijë të mrekullueshëm, që kanë nevojë për mua, dhe po të mos isha shtatzënë, nuk do të isha këtu. Më vjen turp ta pranoj këtë, por gjatë muajit të fundit e mendova vërtet vetëvrasjen”, ka treguar Sabia.

Vitin e kaluar, ajo dhe Van der Vaart kishin humbur një fëmijë. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version