Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se “ditë të vështira” e presin Ukrainën.
Sullivan ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë përpara udhëtimit të presidentit Joe Biden në Bruksel të mërkurën, përcjell Telegrafi.
SHBA dhe aleatët do të vendosin një paketë të mëtejshme sanksionesh kundër Rusisë të enjten kur presidenti të mbajë bisedime, ka bërë të ditur Sullivan.
Sullivan tha gjithashtu se SHBA nuk ka parë asnjë provë që Kina i ka ofruar Rusisë armë.
Ndryshe, nga Brukseli, Biden do të udhëtojë për në Varshavë në Poloni, e cila kufizohet me Ukrainën dhe është anëtare e NATO-s. /Telegrafi/