Site icon Telegrafi

“Ditë e bukur për të ardhmen e xhudos”, Driton Kuka tregon se fëmijët tanë fituan tetë medalje në Maribor

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka konfirmuar se fëmijët nga Kosova kanë arritur t’i fitojnë plot tetë medalje në garat e zhvilluara në Maribor të Sllovenisë.

Xhudo vazhdon të na bëjë krenar me triumfet e tyre në garat e ndryshme më Evropë dhe gjetiu.

Së fundmi janë fëmijët e Kosovës që në garat për grupmosha të reja kanë arritur të shkëlqejnë në kryeqytetin spanjoll, Maribor.

Është trajneri Driton Kuka, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një postimi në profilin privat në Facebook.

Lexo po ashtu Nominimet për ‘Judo Awards 2021’: Kuka për arritjet si trajner, Distria për xhudisten e vitit

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës

Ditë e bukur për të ardhmen e xhudos së klubit tonë në Maribor të Slovenisë!Plot 8 medalje u fituan nga fëmijët tanë  sot në Maribor.

E ardhme e ndritur për xhudon ?

E në anên tjetër Federata Boterore e xhudos prej ores 19:00 sonte do të shpall më të mirët e rruzullit tokësor e ku te nominuar jemi unë për trenerin me të mirë te Botës dhe Distria për xhudisten më të mirë të Botës për vitin 2021!

Zgjedhjen e më të mirëve mund ta percjellni live në Facebook dhe Youtube te faqes zyrtare te Federates Botërore: www.ijf.org

/Telegrafi/

Exit mobile version