Telegrafi

Dita Ndërkombëtare për sëmundjet e rralla edhe në Maqedoni

Dita Ndërkombëtare e sëmundjeve të rralla të mërkurën do të organizohet nga Aleanca Kombëtare për sëmundje të rralla në Republikën e Maqedonisë, transmeton Telegrafi.
Motoja vjetrore e Ditës Ndërkombëtare është “Bashkohuni me ne, për të dëgjuar zërin e sëmundjeve të rralla.”
Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të sëmundjeve të rralla, një ngjarje ndërkombëtare në bashkëpunim me Organizatën Evropiane për sëmundjet e rralla EURORDIS, është për të ngritur ndërgjegjësimin e publikut për sëmundjet e rralla dhe ndikimin që ato kanë në cilësinë e jetës së pacientëve dhe familjeve të tyre. /Telegrafi/