Telegrafi

Dita kur Crystal Palace e refuzoi Van Dijkun për pesë milionë funte, sepse ishte “shumë i ngadaltë”

(Foto: Instagram/ virgilvandijk/Eurosport)

Ish-trajneri i Crystal Palace, Neil Warnock, ka treguar se e ka pasur mundësinë ta transferonte Virgil van Dijkun për pesë milionë funte (5.8 milionë euro) para se t’i bashkohej Southamptonit – mirëpo e anashkaloi këtë mundësi.

Holandezi shkëlqeu te Saints pas kalimit në vitin 2015 nga Celticu, për t’u shitur më pas te Liverpooli (në vitin 2018) dhe tash është shndërruar në njërin prej mbrojtësve më të mirë në botë.

Sipas Warnock, shqetësimet lidhur me ritmin e tij të lojës, bënë që ta refuzonte transferimin e futbollistit.

Van Dijk si lojtar i Southamptonit (Foto: Eurosport)

“Njëri që më shpëtoi nga dora ka qenë Virgil van Dijk. Mu ofrua kur isha te Crystal Palace për pesë milionë funte. Mirëpo shefi im i zbulimit të talenteve më tha se ishte shumë i ngadaltë dhe ai shkoi te Southamptoni!”.

Lexo po ashtu Transferimet më të mira të të gjitha kohërave të Liverpoolit: Nga Dalglish te Salah e Van Dijk – 10 lojtarë që bë historinë në klub

“Është turp, sepse nëse diçka i mungon në ritëm, ai e plotëson dhjetëfish me aftësinë e tij për ta lexuar lojën”, ka deklaruar Warnock për The Mirror. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/virgilvandijk)