Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës, të vlefshme për xhiron e 13-të.
Vikendi na sjell ndeshje të kampionatit elitar kosovar, ku xhiro e 13-të zhvillon sot dy ndeshje, dy të dielën dhe një të hënën.
Ndeshja e parë që zhvillohet sot është ajo në mes të Gjilanit dhe Suharekës, ku gjilanasit janë nikoqir të stadiumin me bari artificial.
Në ndeshjen tjetër, por jo më pak interesante, Dukagjini e pret Feronikelin ’74 në stadiumin “18 qershori”.
Të dy ndeshjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 13:00. /Telegrafi/