Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e para të vlefshme për xhiron e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas pushimin të kombëtareve, kampionatet evropiane rikthehen për të luajtur ndeshjet e tyre dhe një nga to është kampionati elitar kosovar.
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshje të xhiros së 14-të, me fillim nga ora 13:00.
Ndeshja e parë pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’, ku Malisheva është nikoqire e Dukagjinit.
Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ’74 e pret Gjilanin në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit. /Telegrafi/