Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet kthyese në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Vetëm një javë pas ndeshjeve të para, ekipet e mëdha evropiane janë gati për ndeshjet kthyese, për një vend në gjysmëfinale.
Real Madridi, Chelsea, Napoli dhe Milani luftojnë për nga një vend në gjysmëfinale, por Los Blancos dhe Rossonerët janë më favorit shkaku i rezultateve pozitive nga ndeshjet e para.
The deciders! 🔥
Who will be celebrating at full time?#UCL pic.twitter.com/L3hXytz7oW
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 18, 2023
Kampioni aktual evropian, Real Madridi ka fituar 2-0 në ndeshjen e parë dhe synon të konfirmoj kualifikimin në ndeshjen e sotme në Stamford Bridge ndaj Chelseat.
Në anën tjetër, Milani është në një situatë pak më të vështirë, pasi ka fituar 1-0 në San Siro dhe takimi i sotëm në “Diego Armando Maradona” ndaj Napolit do të jetë shumë i vështirë.
Të dy përballjet pritet të fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/