Telegrafi

Dita e ndeshjes: Shqipëria përballet me Kroacinë në kërkim të pikëve të para në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbres për herë të dytë në fushë këtë Kampionat Evropian.

Pas humbjes në ndeshjen e parë nga Italia me përmbysje me rezultat 2-1, kuqezinjtë sot kanë testin e dytë dhe final.

Kombëtarja shqiptare me fillim nga ora 15:00 do të përballet me Kroacinë, një kombëtare që gjithashtu ka humbur në ndeshjen e parë.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja ekipet kombëtare, pasi një humbje eventuale do të thotë të humbasin edhe gjasat për të kaluar nga grupi qoftë edhe nga pozita e tretë.

Kësisoj të dy trajnerët Sylvinho dhe Zlatko Dalic kanë përgatitur skuadrat e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme pasi kërkohet medoemos vetëm fitorja. /Telegrafi/