Site icon Telegrafi

Dita e ndeshjes: Kosova, mysafire e Andorrës

Përfaqësuesja e Kosovës luan sot (e enjte) në udhëtim te Andorra në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët do të luajnë ndaj Andorrës në takimin e vlefshëm për Grupin I, i cili pritet të zhvillohet në “Estadi Nacional” me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i përzgjedhësit Primoz Glihas vjen në këtë ndeshje me disa mungesa të rëndësishme, por synon fitoren e parë në këto kualifikuese.

Lexo po ashtu Gliha sërish e konsideron Andorrën si të fortë: Shumë e vështirë ndaj tyre, kanë mentalitet

Në anën tjetër, vendasit gjithashtu kanë synime të qarta për të marrë fitoren e parë, pasi luajnë para tifozëve të tyre.

Amir Rrahmani, Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova janë mungesat e mëdha të Kosovës, ndërsa në dyshim është edhe Mërgim Vojvoda. /Telegrafi/

Exit mobile version