Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se këto homazhe do të bëhen nesër me fillim nga ora 10:00.
“Në orën 10:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së”, njofton Presidenca.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bën homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari'”, thekson Kryeministria.
Derisa në orën 12:00, Osmani dhe Kurti do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës, në seancën solemne që mbahet për nderë të Epopesë. /Telegrafi/