Të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar sot do të jenë në pushim për nder të Ditës së Çlirimit.
Dje, më 12 qershor, ishte përvjetori i 23-të i çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serb.
Më 12 qershor 1999, trupat e para të misionit të NATO-s, KFOR, u futën në territorin e Kosovës duke i dhënë kështu fund një lufte gati dyvjeçare.
Paraprakisht kishin nisur bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe që zgjatën 78 ditë.
Pas sulmeve ajrore bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe trupat serbe u tërhoqën nga Kosova.
Kujtojmë se disa nxënës do ta kenë pushim edhe nesër, në shkollat ku do të mbahet Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta. /Telegrafi/