Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ka thënë se rritja e pagës minimale ishte veç një pjesë e luftës së Qeverisë për të drejtat në punë, përfshirë shëndetin dhe sigurinë në punë.
Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti ka shtuar se gjatë pandemisë COVID-19, mjekët kanë treguar sesa jetike është të mbrosh sigurinë dhe shëndetin në punë.
“Sot shënojmë Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Gjatë pandemisë COVID-19, punonjësit tanë heroikë shëndetësorë kanë treguar se sa jetike është të mbrosh sigurinë dhe shëndetin në punë. Rritja e pagës minimale ishte vetëm një pjesë e luftës së Qeverisë për të drejta në punë, përfshirë shëndetin dhe sigurinë në punë”, ka shkruar Kurti, përcjell Telegrafi.
Today we mark World Day for Safety & Health at Work. During the pandemic, our heroic health workers have shown how vital it is to protect safety & health on the job. Minimum-wage increase was just one part of Govt's fight for labor rights, incl. occupational health & safety.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2022
Kjo ditë është një pjesë integrale e Strategjisë Botërore mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promovon krijimin e një sigurie parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë akterëve.
Në këtë datë, në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta. /Telegrafi/