Blero dhe Blerando kanë diskutuar për distancimin që kanë bërë së fundmi gjatë lojës së tyre në Big Brother VIP Kosova 2.
Ata kanë treguar për raportin e tyre dhe se çfarë nuk pëlqejnë aktualisht, përfshirë debatet.
Këngëtari i njohur e ka përgëzuar Blerandon për ndryshimin në lojë dhe në një moment thotë se e ka marrë malin, sa i përket lojës.
“Ka ndryshuar lojën se ka të drejtë, është normale, nuk më ka pëlqyer që ka ndryshuar pak në lojë sepse unë e njoh ndryshe, ka filluar me marrë malin në kuptim e lojës se si person e çmoj, sepse mendoj se duhet me qenë i njëjti prej ditës së parë”, u shpreh artisti.
Blero tutje shtoi: “Për atë kam filluar me debatu më shumë me Blerandon në x raste, gjë që nuk i ka pëlqyer, është okej. E ndjej që do të jemi shokë pas këtij Big Brotheri. I uroj fat deri në finale”.
Blerando ndryshe theksoi se me ndihmë të Zotit do të jetë fitues i këtij edicioni. /Telegrafi/