Telegrafi

Disa vullnetarë i dhuruan një dron special forcave speciale të Ukrainës

Luftëtarët e forcave speciale të Ukrainës kanë marrë një dron të ri PD-2 për zbulimin e ushtrisë ruse.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës tha se “zogu” do të ndihmojë njësitë të kërkojnë dhe të vendosin objektiva, të cilat do të synohen me “armë me rreze të gjatë dhe me precizitet të lartë”.

Lexo po ashtu Inteligjenca ukrainase: Armët e destinuara për ne, rusët i kapën dhe ia dërguan Hamasit – qëllimi i tyre është diskreditimi i Ukrainës

Droni iu dhurua forcës nga vullnetarë të cilët mblodhën pothuajse 30 milionë hryvnia (760 mijë euro) për ta blerë atë, raporton skynews.

“Ky mjet pa pilot iu dorëzua SBU-së nga Fondacioni “Kthimi i gjallë”. Vullnetarët mblodhën pothuajse 30 milionë hryvnia për blerjen e pajisjes”, tha ai.

“Mjeti përbëhet nga dy drone zbulimi që kanë një rreze fluturimi të kontrolluar deri në 180 km dhe janë të pajisur me zmadhime të fuqishme për mbikëqyrje të ditës dhe termike. Faleminderit çdo ukrainasit që bashkohet dhe ndihmon mbrojtësit tanë”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/