Telegrafi

Disa vende të NATO-s mund të përfundojnë duke dërguar trupa në Ukrainë

Disa vende të NATO-s mund të dërgojnë trupa në Ukrainë nëse shtetet e tjera anëtare nuk japin garanci sigurie për Kievin, ka thënë ish-sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake.

Anders Rasmussen u citua nga The Guardian të ketë thënë se ekziston një “mundësi e qartë” që shtetet e NATO-s mund të ndërmarrin veprime individualisht nëse grupi nuk mund të vendosë njëzëri për shtetin ukrainas, raporton skynews.

Lexo po ashtu Zelensky kritikon OKB-në dhe Kryqin e Kuq: Jam i tronditur

“Ne e dimë se Polonia është shumë e angazhuar në ofrimin e ndihmës konkrete për Ukrainën. Dhe nuk do të përjashtoja mundësinë që Polonia të angazhohej edhe më fort në këtë kontekst në baza kombëtare dhe të ndiqet nga shtetet baltike, ndoshta duke përfshirë mundësinë e dërgimit të trupave tokësore”, tha ai.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë ndjenjat polake, polakët mendojnë se për një kohë të gjatë Evropa Perëndimore nuk i dëgjoi paralajmërimet e tyre kundër mentalitetit të vërtetë rus”, shtoi danezi.

Anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të dërgojnë ushtarë në Ukrainë ose vendosja e një zone ndalim-fluturimi mbi vend pasi kjo do të sillte Rusinë në konflikt të drejtpërdrejtë me forcat e tyre.

Në vend të kësaj, ata kanë dhënë ndihma financiare multi-miliardëshe – humanitare dhe ushtarake që nga shpërthimi i luftës. /Telegrafi/