Site icon Telegrafi

Disa të vdekur nga të shtënat me armë në Hamburg të Gjermanisë

Të paktën gjashtë persona janë vrarë nga të shtënat në një kishë në Hamburg të Gjermanisë, thonë mediat lokale.

Sipas policisë së Hamburgut, të shtënat ndodhën në një kishë në rrugën Deelböge në lagjen Gros Borstel. Mediat lokale e identifikuan vendndodhjen si një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait.

Nuk dihet nëse ka pasur një apo më shumë sulmues, por është nisur një operacion në shkallë të gjerë.

Një alarm iu nda qytetarëve rreth orës 21:00 duke iu thënë vendasve se “një ose më shumë autorë të panjohur qëlluan mbi njerëzit në një kishë”.

Banorëve aty pranë u është thënë që të mos largohen nga shtëpitë e tyre në mes të operacionit në vazhdim.

Në një deklaratë në Twitter, policia tha se “nuk ka informacion të besueshëm për motivin e krimit” dhe ata i bënë thirrje publikut që të mos ndajnë supozime ose thashetheme. /Telegrafi/

Exit mobile version