Site icon Telegrafi

Disa shpërthime u dëgjuan në Kharkiv pas vizitës së presidentit Zelensky në “pozicionet e vijës së parë”

Disa shpërthime janë dëgjuar në qytetin ukrainas të Kharkiv, disa orë pas një vizite të presidentit Volodymyr Zelensky atje.

Siç ishte raportuar në media, Zelensky atje ka bërë udhëtimin e tij të parë jashtë rajonit të Kievit që nga fillimi i ofensivës së Rusisë.

Po sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një shtëllungë e madhe tymi të errët mund të shihej që ngrihej në verilindje të qendrës së qytetit.

Mediat më herët kanë raportuar se Zelensky vizitoi pozicionet e vijës së parë në rajonin e Kharkiv.

Lexo po ashtu Zelensky në një udhëtim të rrallë jashtë Kievit, vizitoi vijën e frontit ku takoi trupat ukrainase

Qyteti verilindor ka përjetuar disa nga luftimet më të ashpra që kur Rusia nisi agresionin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

Vizita e tij vjen në kohën kur Ukraina ka filluar të marrë raketa anti-anije Harpoon nga Danimarka dhe të tjera nga SHBA.

Ukraina ka kërkuar armë më të sofistikuara, por deri më tani pjesa më e madhe e ndihmës ka qenë në sisteme me rreze të shkurtër, si armët antitank.

Ndërkohë thuhet se SHBA po shqyrton një kërkesë nga Ukraina për të furnizuar Kievin me armë më të rënda me rreze më të gjatë, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. /Telegrafi/

Exit mobile version