Shpërthime të mëdha janë raportuar në kryeqytetin e Ukrainës Kiev pas zhurmës së predhave që supozohet se po vinin në drejtim të qytetit.
Kryetari i bashkisë së qytetit Vitali Klitchko postoi në Telegram: “Disa shpërthime në lagjen Shevchenskivskyi – në qendër të kryeqytetit”.
Several missile strikes in the center of Kyiv. Burning cars with people who were commuting to work. The strike was deliberately carried out during rush hour on a busy street to inflict maximum losses and intimidate. A pure act of terrorism. pic.twitter.com/KaOwUSMZio
— Maria Avdeeva (@maria_avdv) October 10, 2022
Ndërsa një dëshmitar i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se tym i zi u pa që dilte nga një ndërtesë në qendër të qytetit pas zhurmës së një shpërthimi, përcjell Telegrafi.
Të tjerë në mediat sociale postuan imazhe që pretendonin se ishin nga qyteti, me disa që pretendonin se një “sulm me raketa” ishte “rrëzuar” nga forcat ukrainase.
https://twitter.com/peterhense/status/1579353013185310720?s=20&t=oWZ06z6pW1bEE8L1QWPssg
Kievi ka qenë kryesisht i qetë që nga fillimi i luftës, me vijën e frontit që lëviz në lindje dhe jug pasi Moska nuk arriti të rrëzonte qeverinë. /Telegrafi/