Telegrafi

Disa prej të famshmëve që marrin pjesë në dasmën e Labit, si dhe dukja e nuses dhe dhëndrit (Foto)

Moderatori i njohur i ekraneve tona, Labinot Gashi, sot (e diel) martohet me partneren e tij, Qëndresa Bajrami.

Natyrisht se të ftuar në dasmën e tij janë shumë personazhe të njohura të skenës, të cilët do ta nderojnë prezantuesin kur kihet parasysh shoqërimi i tyre prej kohësh.

Lexo po ashtu Nis dasma, Labi e merr nusen me tren (Video)

“Emocione, emocione si motra për vëlla. Urime ditëlindjen dhe jetën e re së bashku me këtë princeshë që kë për krahu”.

Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami (Instagram/Big Mama)

“Shëndet dashuri e bebusha plot”, ka shkruar Big Mama pranë një fotografie të dhëndrit dhe nuses.

Si në të gjitha dasmat tradicionale shqiptare, nuk kanë munguar edhe tupanët edhe në dasmën e moderatorit të njohur.

Shkurte Gashi, Meda dhe Bigi (InstaStory/Big Mama)

Këngëtaret e pëlqyera, Shkurte Gashi e Lori, janë ndër ata që kujdesen për atmosferën, së bashku me Medën e Bigin.

Më poshtë, mund t’i shihni disa fotografi të yjeve të skenës, si edhe të dhëndrit e nuses që janë publikuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/

 

 

Disa prej të pranishmëve në dasmën e Labit (InstaStory/Big Mama)