Site icon Telegrafi

Disa persona kënduan këngë që nxisnin përçarje dhe urrejtje ndëretnike – policia e Pejës arreston njërin prej tyre

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Sipas njoftimit drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, me datë 12 gusht 2024, rreth orёs 23:45, është njoftuar se nё fshatin Gorazhdec-Pejё, disa persona kanë kënduar kёngё me përmbajtje qё nxisin përçarje, mos durim dhe urrejtje ndëretnike me zë tё lartё.

Sipas policisë personat konsumonin alkool dhe thyenin shishe, derisa Policia ka shkuar nё vendin e ngjarjes, tё dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pas njё pune intensive nga zyrtaret policor, me datё 18.08.2024 ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet njё nga tё dyshuarit për kёtё vepër penale, pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version