Një ndeshje e Lionel Messit solli yje nga të gjitha anët dhe debutimi i tij në Inter Miami CF nuk mund të ishte ndryshe.
Ndër fytyrat e famshme të pranishme në debutimin e argjentinasit në MLS kundër Cruz Azul të premten mbrëma, ku Messi shënoi golin e fitores 2-1, ishin LeBron James, Kim Kardashian, Serena Williams dhe David e Victoria Beckham.
Kardashian erdhi nën ndikimin e djalit të saj, Saint, i cili ishte “aq i emocionuar” për të parë lojtarin e tij të preferuar, 36-vjeçarin Messi.
“Gjatë gjithë verës ne do të shkojmë në lojëra të ndryshme”, tha Kardashian në shfaqjen para lojës.
“Më pëlqeu, kështu që jam e lumtur që djali im e pëlqen atë. Ata janë të emocionuar dhe kjo më bën akoma më shumë të emocionohem”, vazhdoi ylli televiziv.
Kim Kardashian in the house for Messi’s Inter Miami debut ⭐️ pic.twitter.com/9oKimfjJ4f
— SportsCenter (@SportsCenter) July 21, 2023
Themeluesja e “SKIMS” shtoi: “Jam e lumtur që jam këtu me Victorian dhe të gjithë të tjerët. Do të jetë një lojë shumë argëtuese”.
Në këtë ngjarje u bashkua edhe legjenda e tenisit, Williams, ndërkohë që pozoi me shumë të tjerë të famshëm.
David Beckham është bashkëpronar i Inter Miami.
Messi, i cili nuk e nisi ndeshjen, hyri si zëvendësues në pjesën e dytë dhe shënoi golin e parë me klubin e tij të ri. /Telegrafi/