Meghan Markle dhe Princi Harry së shpejti do të bëhen prindër të një vajze të vogël – dhe ata më parë lanë të kuptoheshin pretendentët e mundshëm të emrit!
Kur çifti priste Archie në 2019, ata vizituan qytetin Birkenhead dhe dëgjuan sugjerime për emrin nga një grup fëmijësh shkollë.
Pasi një vajzë 7-vjeçare me emrin Megan Dudley foli me dukeshën e Sussex dhe zbuloi se miqtë e tyre i quanin të dyja “Meg”, ajo ofroi një sugjerim për emrin e foshnjës. Dudley u tha gazetarëve, “Unë e pyeta nëse do ta quante fëmijën e saj Amy nëse ajo ka një vajzë, dhe ajo tha, ‘ky është një emër me të vërtetë i bukur, më pëlqen. Ne do të duhet ta mendojmë atë’”.
Gjatë të njëjtës ditë, Harry tregoi një interes për emrin “Lily“, duke pyetur një nënë se si e shqiptoi emrin e vajzës së saj, emër ky inspiruar nga lulet. Gjatë turneut mbretëror të çiftit në tetor 2018, Charlie Wolf, 12 vjeç, e shfrytëzoi rastin për t’i sugjeruar Meghan dhe Harry një emër për foshnjën mbretërore. Meghan u përgjigj: “Na është dhënë një listë e gjatë e emrave nga të gjithë, do të ulemi dhe do t’i hedhim një vështrim atyre”.
Gjithashtu në Melburn, u shfaq një emër tjetër që mund të futej në listën e tyre të ngushtë. Dyshja u takuan me një fanse me një foshnjë të quajtur Harriet – versioni femëror i emrit të vetë princit – dhe ajo më vonë i tha medias britanike Sunday Express se Harry tha: “Ky është një emër i shkëlqyeshëm”.
Parashikime të tjera të emrave kryesorë gjithashtu nderojnë anëtarët e familjes mbretërore. Diana, pas nënës së ndjerë të Harry dhe Elizabeth, pas gjyshes së Harry.
Vjen të kujtohet se çifti ndau lajmin e shtatzënisë në Ditën e Shën Valentinit me një foto mahnitëse bardh e zi që u shkrep në distancë përmes iPad nga shoku dhe fotografi i tyre i vjetër, Misan Harriman. /Telegrafi/