Site icon Telegrafi

Disa mënyra për t’i mbajtur milingonat dhe insektet tjera larg shtëpisë

(Foto: Pexels)

Rregulli i artë kundër tërheqjes së milingonave dhe insekteve të tjera në shtëpi është pastërtia. Sigurohuni që shtëpia të jetë e pastër dhe pa mbetje të vogla ushqimore kudo.

Nëse është e mundur, mbajini mbeturinat jashtë shtëpisë, në oborr ose ballkon. Kujdes nga lagështia pasi shumë insekte tërhiqen në zonat me ujë. Megjithatë, ju mund t’i mbani insektet jashtë shtëpisë tuaj me disa truke.

Lexo po ashtu Ja pse milingonat ecin në kolonë: Nuk keni dëgjuar kurrë për këtë, por është ajo që i mban gjallë

Era e uthullës i shqetëson insektet, kështu që do t’i mbajë larg dritareve dhe dyerve tuaja, dhe rrjedhimisht shtëpisë tuaj. Një përzierje e uthullës dhe ujit do të parandalojë hyrjen e insekteve fluturuese, por edhe merimangave e milingonave.

Hidhni uthull të bardhë dhe ujë në një shishe me spërkatës në raport 1:1. Shkundni mirë dhe spërkatni rreth kornizave të të gjitha dritareve dhe dyerve në shtëpi. Me të njëjtën përzierje mund t’i lani edhe xhamat, njollat do të hiqen më lehtë dhe dritaret do të shkëlqejnë në diell.

Lexo po ashtu Si të shpëtojmë nga milingonat në mënyrë natyrale?

Do t’i pengoni insektet të hyjnë në shtëpinë tuaj me një përzierje uji, uthulle dhe vaji esencial. Hidhni gjysmë filxhani uthull alkooli, 20 pika vaj esencial mente dhe një filxhan e gjysmë ujë në një shishe me spërkatës, tundeni dhe spërkatni rreth dritareve dhe dyerve.

Edhe aroma e kanellës nuk është e këndshme për insektet, ndaj ikin prej saj. Për shembull, milingonat do të largohen nga rruga e tyre nëse i spërkatni me pak kanellë. Ju gjithashtu mund të vendosni një shkop kanelle në një qese pëlhure për të mbrojtur rrobat tuaja nga tenja. /Telegrafi/

Exit mobile version