Telegrafi

Disa klube kërkojnë që të anulohet sezoni 2019/20 i Ligës Premier

 

Duket se disa klube të Ligës Premier dëshirojnë që sezoni aktual 2019/20 të përfundojë me ‘efektin e menjëhershëm’ mes pandemisë së coronavirusit.

Nëse sezoni përfundon, kjo do të thoshte që Liverpooli nuk do të kurorëzohej me titullin kampion.

Sigurisht, skuadra e Jurgen Klopp është 25 pikë përpara nga vendi i dytë që mban Manchester City në garën për titull dhe pa dyshim meritojnë titullin e tyre të parë të ligës pas 30 vitesh pasi morën 82 pikë nga 87 të mundshme.

Lexo po ashtu Drejtuesit e Ligës Premier po punojnë për planin e rifillimit të sezonit

Por, disa klube kanë zhvilluar ‘rezerva të forta’ private për rinisjen e futbollit gjatë kësaj kohe të vështirë.

Në fakt, sipas asaj që raporton mediumi The Athletic, këto klube janë duke menduar anulimin e sezonit pa marrë parasysh pasojat.

Takimi tjetër i aksionarëve të Ligës Premier do të zhvillohet më 3 prill, ku do të zhvillohen edhe një herë diskutimet lidhur me sezonin aktual 2019/20 dhe më gjerë. /Telegrafi/