Kompania Lorinser në ofertën e vet ka edhe programin tuning për modifikimin e modelit Mercedes S-Class (W222) të gjeneratës së re, i cili është prezantuar në panairin e këtij viti në Essen.
Me pak fjalë, Lorinser për modelin S500 4Matic ka parashikuar një mbrojtës të përparmë pak më ndryshe, me spoiler nga fibrat e karbonit, një set pragjesh, mbrojtësin e prapmë e ka zëvendësuar me një difuzer, një set të ri të rrotave, një sistem të ri sportiv të shkarkimit e enterier të ridizajnuar, transmeton Koha.
Po ashtu ky model ka bërë disa ndryshime edhe në fuqinë e motorit, nga 455 në 530 kalëfuqi.
Ndërsa sa i përket çmimit, ky model pritet të kushtojë 168.206 euro.