Disa fotografi përmes së cilave paraqiten ‘ngjarjet kryesore’ gjatë 500 ditëve të luftës në Ukrainë
Hakim Kasami
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka arritur në 500 ditë – një moment historik i zymtë për një konflikt të cilit nuk po i shihet fundi.
Ndërsa luftimet janë vendosur kryesisht në një ngërç, qeveria e Ukrainës dhe mbështetësit e saj perëndimorë shpresojnë se një kundërofensivë e gjerë e nisur muajin e kaluar do të ndryshojë linjat e betejës dhe do t’i kthejë zonat e pushtuara nga Rusia në kontrollin e Ukrainës.
Ndërkohë, lufta vazhdon të shkaktojë dëme të mëdha dhe të marrë jetë njerëzish. Dhe numrat vetëm sa po rriten, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar vdekjen e 9,000 civilëve, duke përfshirë më shumë se 500 fëmijë, në konflikt deri tani.
Por numri real mund të jetë shumë më i lartë.
Veç viktimave dhe dëmeve të mëdha materiale, një muaj më parë, një digë e madhe që Rusia kontrollon në Ukrainën jugore u shemb, duke përmbytur një rajon të tërë me një përrua toksik – që mund të ketë pasoja afatgjata mjedisore.
Frika për një katastrofë bërthamore është rritur, gjithashtu – pasi Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën se po planifikonin të sulmonin një nga centralet më të mëdha atomike në botë.
Gjithashtu, një tentativë për kryengritje nga një shef mercenar rus solli një shije të kaosit të luftës në Moskë dhe ekspozoi çarjet në udhëheqjen ushtarake të Rusisë, duke ngritur më tej rrezikun.
Sidoqoftë, bisedimet e paqes janë shumë larg, pasi të dyja palët kërkojnë të përmirësojnë “pozicionin e tyre”, me forcat e Ukrainës që përpiqen të rimarrë sa më shumë territor që munden dhe Rusia synon të mbajë rajonet e aneksuara ilegalisht. /Telegrafi/