Edhe pse në Ukrainë çdo ditë ndodhin sulme si në infrastrukturën kritike ashtu dhe në atë civile, botën e ka prekur në veçanti goditja me raketë ruse një ndërtesë kolektive në Dnipro ku humbën jetën 44 persona.
Një sërë videosh tregojnë pasojat e këtij bombardimi dhe akoma është temë diskutimi në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
E videoja më rrëqethëse që është publikuar nga mediat ukrainase, është fati tragjik i një familje që jetonte në këtë ndërtesë.
Images of this wrecked family home in Dnipro have gone viral after the Ukraine's army shared a video of a birthday celebration in the same yellow kitchen. pic.twitter.com/nDUuPt14MP
— DW News (@dwnews) January 18, 2023
Edhe pse në këtë shtet është luftë, qytetarët çdo ditë tentojnë të rikthejnë aktivitetet dhe të sillen sikur i janë kthyer normalitetit, me shpresën se do të ketë lumturi dhe buzëqeshje në fytyrat e tyre.
Vetëm pak ditë para sulmit, familja Korenovski festoi ditëlindjen e vajzës së tyre. E një video e publikuar në rrjetet sociale tregon familjen e mbledhur në kuzhinë, ku kishin organizuar një aheng për ditëlindjen e bijës.
Disa ditë më vonë, raketa ruse goditi ndërtesën kolektive – e në këtë sulm e pësoi me jetë babai i saj, Mihailo Korenovskij.
One of the 44 people killed by the Russian missile in #Dnipro was the honored boxing coach of Ukraine Mykhailo Korenovskyi.
The yellow kitchen in the photo is all that is left of Mykhailo's apartment. Today he was buried in Dnipro. pic.twitter.com/ef3uytVsBU
— NEXTA (@nexta_tv) January 17, 2023
“Ky është Mihailo Korenovskij, trajner i boksit që humbi jetën nga sulmi me raketë në ndërtesën kolektive në Dnipro. Familja e tij ka mbijetuar. Kjo video tregon kuzhinën e tyre para dhe pas sulmit”, thuhet në përshkrimin e videos.
Gruaja e tij ka publikuar pas sulmit fotografitë ku shihet familje Korenovskij dhe fqinjët e tyre duke festuar Vitin e Ri.
“Kemi festuar Vitin e Ri së bashku. Fqinjët e katit dhe nëntit kat. Katër persona në këtë fotografi kanë humbur jetën. Fëmijët kanë mbetur pa prindër”, tha ajo. /Telegrafi/