Tom Cruise ka bërë zgjedhje të mirë të automjeteve për vazhdimin e radhës të “misionit të pamundur”.
Gjatë xhirimeve të “Mission: Impossible 5” (që do të dalë në kinema në vitin e ardhshëm), janë shkatërruar disa vetura BMW.
Xhirimet e filmit janë bërë në Marok, ndërsa disa automjete të shkatërruara janë transportuar me kamionë.
Në bazë të fotografive, mund të themi se është fjala për modelet M sport nga Seria 3.
Duke i shikuar veturat e shkatërruara, mund të parashikojmë se çfarë të presim nga filmi i ri. /Telegrafi/