Telegrafi

Dirk Kuyt përfshihet në përleshjen gjatë ndeshjes së grupmoshave U-19 të Ajaxit dhe Feyenoordit

Dirk Kuyt ishte i detyruar të luante paqësorin pasditen e kësaj të shtune, pasi tifozët e Ajaxit kanë sulmuar disa anëtarë të Feyenoordit gjatë ndeshjes për grupmoshat U-19.

Skuadrat e të rinjve të Ajaxit dhe Feyenoordit ishin duke u përballur në ndeshjen vendimtare për titull në stadiumin Sportpark De Toekomst, kur filloi përleshja.

Por, vëmendja që mori ndeshja, pas pak minutash u zhvendos në tribuna, pasi tifozët e Ajaxit filluan t’i sulmonin ata të Feyenoordit.

Sipas TV Rijnmond, disa prindër të lojtarëve të Feyenoordit ishin të tribuna duke bërë tifozëri për një aksion të djelmoshave, por më pas u sulmuan nga tifozët e Ajaxit.

Trajneri i Ajaxit U-19, John Heitinga dhe ai i Feyenoordit, Dirk Kurt, intervenuan që të mos thellohej edhe më shumë përleshja mes të dyja tifozerive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dirk Kuyt

Dirk Kuyt ishte ngjitur po ashtu deri në tribuna për ta ndaluar përleshjen, ndërsa ishte ndihmuar edhe nga drejtori Edwin van der Sar. /Telegrafi/