Site icon Telegrafi

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit shtetërorë u bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 61.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se atdheut tonë po i bashkohen edhe 462 gardianë, apo 462 djem e vajza në mbrojtje të vendit tonë.

Ajo gjatë ceremonisë tha se me diplomimin e gjeneratës së 61-të po fuqizohet edhe më shumë Policia e Kosovës.

“Janë 56 vajza e gra në këtë grup, por na duhen dhe më shumë. Policia jonë është me ne në çdo ditë, në çdo festë, edhe kur ne pushojmë. Sakrifica dhe përkushtimi i tyre është i pashoq… ata çdo ditë mbrojnë sovranitetin dhe territorin e Republikës së Kosovës. I përkulemi heroizmit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut, i përkulemi edhe heroizmit të Enver Zymberit dhe aty që ranë në detyrë në mbrojtje të atdheut”, ka thënë Osmani.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 61 të kadetëve të Policisë së Kosovës ka thënë se ka shumë mënyrë për t’i shërbyer vendit, por nuk rigë më të rrugë më të drejtpërdrejtë se të veshësh uniformën policore dhe tu përgjigjesh thirrjes së qytetarëve.

“Që nga fillimi i detyrës sime si kryeministër jam munduar të marrë pjesë në të gjitha ceremonitë e policëve. Dhe zotimi ynë në këtë mandat për 2000 policë të rinj, janë diplomuar gjithsej 2 mijë e 76 policë të rinj. I ftoj të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës që janë të gatshme t’i bashkohen policisë të aplikojnë dhe të jenë pjesë e saj”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha gjatë fjalës së tij tha se kadetët e rinj nga sot i bashkohen një familje të madhe të Kosovës.

Ai tha se kadetët do të marrin mbi supe përgjegjësi që nuk do të jenë të lehta.

“Policia është një organizatë që është multi-etnike, 80 për qind është e përbërë nga shqiptarët dhe pjesa tjetër nga komunitetet që jetojnë në Kosovë”, theksoi Hoxha. /Telegrafi/

 

Exit mobile version