Site icon Telegrafi

Diplomatët francezë do të kthehen në Kiev

Franca do të kthejë ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Ambasada u zhvendos në qytetin perëndimor të Lvivit në fillim të muajit mars pas agresionit rus.

Ministri i Jashtëm Bu, Jean-Yves Le Drian tha se do të kthehet në Kiev “shumë shpejt”, raporton theguardian.

Ai tha se rishpërndarja do t’i lejonte Francës “të thellojë mbështetjen e saj për Ukrainën edhe më tej në të gjitha sferat”.

Të mërkurën, ministria e jashtme çeke tha se diplomatët e saj ishin kthyer në ambasadë në Kiev për herë të parë që nga agresioni i Rusisë më 24 shkurt.

Disa vende më parë urdhëruan diplomatët e tyre të largoheshin nga Kievi, ndërsa pushtimi po afrohej. /Telegrafi/

Exit mobile version