Diona Fona është njëra nga këngëtaret më të ëmbla në estradën shqiptare, pasi edhe përçon energji pozitive te fansat e saj.
Përpos dukjes së përsosur fizike, ajo ka arritur që deri më tani të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave edhe përmes interpretimit të veçantë të këngëve.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Diona ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e saj më të re.
“Baje” titullohet projekti i radhës, që e ka shfaqur bukuroshen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Për instrumentalin e këngës është përkujdesur Ertug, ndërsa tekstin e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me Yll Limanin.
Paraqitja e saj në klip ka qenë njëra nga më uniket deri më tani, me kujdesin e grimueses Erezana Zeka, floktarit Kaci Lleshi, e të gjitha këto i ka filmuar Valon Aziri.
Ndërkaq, projekti paraprak nga këngëtarja ishte “Ti je”, që erdhi në bashkëpunim me reperin EAZ. /Telegrafi/