Këngëtarja e njohur, Diona Fona, duket se po kalon ca kohë jo-produktive në Turqi.
Bukuroshja, e njohur për sharmin dhe linjat atraktive, ka nisur pushimet dhe si destinacion ka zgjedhur Bodrumin.
Nga atje, nuk ka munguar as me imazhe e video atraktive duke vënë në fokus fizikun trupor.
E tillë shfaqet edhe në këto të fundit me bikini ngjyrë portokalli e po ashtu edhe me një triko të tillë transparente.
Komplimentet krahas këtyre fotografive kanë qenë të shumta nga miqtë e fansat që mban në Instagram.
Sa i përket projekteve, “Pistole” mbetet i fundit në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria, Marin.
Kënga e dyshes për një muaj grumbulloi mbi katër milionë klikime. /Telegrafi/