Diona Fona tashmë është një prej emrave më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare.
Si një prej femrave më me stil të estradës, Diona me hitet e saj të publikuara ka treguar talentin duke u pëlqyer shumë nga publiku.
Diona së fundmi ka filluar një turne me paraqitje në skenat më të mëdha shqiptare në vend e në diasporë.
Ajo performoi të shtunën në top destinacionin e shqiptarëve në Zvicër, RInora 4, ku para mijëra adhuruesve shfaqi paraqitje spektakolare.
Diona performoi hitet e saj bashkë me publikun, ndërkaq paraqitja skenike po ashtu ishte e shkëlqyer.
Së fundmi bukuroshja publikoi javë më parë projektin “Feeling” që u pëlqye mjaft shumë me afro 200 mijë klikime në YouTube.
Ndërkaq, ndër këngët e saj të suksesshme konsiderohen “Havera” me 9 milionë klikime dhe “Shootah”. Kryesisht për hitet e Dionës është përkujdesur producenti BigBang në shtëpinë e hiteve, RedBox. /Telegrafi/