Këngëtarja e re shqiptare, Diona Fona, ishte një nga storiet e suksesit të kësaj vere. Këngët e saj u dëgjuan shumë dhe rruga e saj drejt majes së skenës muzikore shqiptare është hapur.
Bukuroshja shqiptare e cila jeton në Londër, është e fokusuar në studimet e saj për artin skenik, çka ka bërë që ajo të mos jetë e pranishme në skenën muzikore pas verës për një kohë të pacaktuar.
Por, ajo nuk ka harruar në asnjë moment adhuruesit e saj. Këngëtarja ka publikuar një “cover” ku tregon kualitetet e saj vokale.
“Coveri” që këngëtarja simpatike e këndon është “Please Don’t Say You Love Me” nga Gabrielle Aplin, një këngëtare mjaft e njohur në botë.
Diona duket mjaft bukur teksa interpreton, teksa edhe më i bukur është zëri i saj që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe medias këtë verë.
Diona Fona publikoi dy videoklipe gjatë kësaj vere që u dëgjuan mjaft shumë. Së pari është “Havera” që u bë mjaft e dëgjuar në klubet e natës me 1.5 milionë klikime, tekas ajo e pasoi projektin me klipin “Shootah”.
Këngëtarja konsiderohet si një prej yjeve të së ardhmes në skenën muzikore shqiptare, duke parë edhe ndërrimin e gjeneratës dhe fokusin e këngëtareve tona për një lansim në tregun ndërkombëtar, që ka bërë që skenë të mbetet bosh pa këngëtare femra, një problem që u vërejt edhe gjatë kësaj vere në koncertet e sezonit veror. /Telegrafi/