Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që admirohet mjaft shumë për vokalin e saj të veçantë.
Fjala është për këngëtaren Diona Fona, e cila vazhdon të jetë shumë aktive me prurje të reja.
E njëjta së fundmi ka njoftuar fansat se ka nisur punën për një projekt të ri muzikor, për të cilin ndau disa imazhe nga prapaskenat e klipit.
“Ti lun ama jo me Dionën, xhani”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë që ka publikuar në Instagram.
Diona ka befasuar fansat me ‘look-un’ e ri, ndërsa vjen në një dukje mjaft ekstravagante.
Komplimentet ndërkaq nuk munguan as nga ndjekësit e miqtë që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
“Baje” përndryshe mban titullin kënga e fundit e publikuar nga Fona, e cila ka kaluar shifrën e një milion shikimeve në YouTube. /Telegrafi/