Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të Zoran Zaevit sepse ai për Nova Tv ka paralajmëruar dygjuhësinë në tërë territorin e Maqedonisë, nëse partia e tij vjen në pushtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Dygjuhësia do të thotë edhe dykombësi. Dygjuhësia do të thotë edhe dykushtetuetshmëri. Dygjuhësia do të thotë edhe dyshtetësi. Njeriu nuk është më qesharak, njeriu është i rrezikshëm edhe për shtetasit maqedonas dhe interesat kombëtare…Dhe mos mendoni se nuk kupton se çka flet, kupton dhe e di…’, kështu shkruan deputeti Dimovski në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/