Site icon Telegrafi

Dimitriev: Qëllimi i kryetarit Ivanov ishte pozitiv, kur e solli vendimin për falje

Kryeministri teknik i Maqedonisë, Emil Dimitriev, citohet të ketë thënë se kryetari Gjorge Ivanov ka patur qëllime të mira, kur e solli aktin e faljes së politikanëve të cilët janë nën hetime, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, për shkak të elektrizimit të gjendjes politike, efekti i këtij akti qe i tillë, sa që detyroi kryetarin që të tërheqë atë.

„Pas sjelljes së vendimit për falje, e tërë lënda u trajtua politikisht, ku theks të posaçëm iu dha politikanëve, të cilët ishin pjesë e këtij akti. Me shfuqizimin e faljes për politikanët, mendoj se ka hapësirë për qetësim të zemërimit“, thotë Dimitriev.

Ai shton se ka hapësirë ligjore që u mundëson edhe të tjerëve të dorëzojnë kërkesë për tërheqjen e vendimit. Këto pohime, Dimitriev i tha në mbledhjen e punës të qeverisë, me temë: „Plani aksional për realizimin e reformave të menjëhershme parësore“.

I pyetur për shtyrjen e zgjedhjeve, kryeministri Dimitriv tha se u realizuan të gjitha obligimet rreth zbatimit të zgjedhjeve të parakohshme, si më 24 prill, ashtu edhe më 5 qershor./Telegrafi/

Exit mobile version