Sipas ministrit teknik, i angazhuar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, Emil Dimitriev, vetëm brenda një viti janë hapur 20000 vende punë në nivel shtetëror që ndikoi në zvogëlimin e papunësisë për 3%, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, deri te ulja e papunësisë ka ardhur si rezultat i më shumë masave të realizuara dhe politikave të qeverisë, ku më tepër institucione janë përfshirë në këtë drejtim, por më meritore është Agjencia e punësimit.
Dimitriev thotë se papunësia do të vazhdoj të ulet pasi që janë paralajmëruar investime të reja, por do të rritet edhe vëllimi i punës së kompanive ekzistuese. Sipas shifrave të fundit papunësia në maqedoni ka rënë në 24.6%./Telegrafi/