Sot nëpër të gjithë territorin e Maqedonisë do të mbjellën më shumë se dy milionë fidane të drunjëve me qëllimin që të rriten hapësirat e gjelbërta nëpër të gjithë hapësirat, vendbanimet dhe qytetet e Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri teknik i Maqedonisë, Emil Dimitriev ka premtuar se nga viti i ardhshëm do të ketë më shumë drunj për të gjithë Maqedoni.
”Nga viti i ardhshëm do të mbjellen nga pesë milionë drunj çdo vit. Me rritjen e numrit të fidaneve për t’i mbjellë ne tregojmë përgjegjësinë tonë për natyrën dhe ambientin në përgjithësi.” tha mes tjerash Dimitriev./Telegrafi/