Telegrafi

Dimitriev: Maqedonia është partner besnik i BE-së dhe duhet të jetë pjesë e saj

Kryeministri Emill Dimitriev sot në Maltë, në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane foli në sesionin e hapur të shefave të qeverive dhe shteteve. Ai në fjalimin e tij foli për rëndësinë e integrimeve evropiane si interes strategjik për Maqedoninë, por edhe për rolin e shtetit në përballjen me krizën e migrantëve, njofton AIM.

“Lidhur me krizën e migrantëve ne dëshmuam se kemi kapacitet dhe ndajmë vlera evropiane duke e konfirmuar gatishmërinë tonë për të qenë pjesë e zgjidhjes së një problemi jashtëzakonisht kompleks. Me reagim efektiv dhe efikas, me menaxhim të suksesshëm të kufijve dhe qasje jashtëzakonisht humane, demonstruam rol aktiv dhe proaktiv duke u ndihmuar miqve tanë nga BE-ja në përballje me këtë sfidë të madhe humanitare, sociale dhe të sigurisë, për të cilën në periudhën e ardhshme nevojitet aksion i koordinuar. Rreziqet janë reale dhe rreziku nuk ka kaluar”, deklaroi Dimitriev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se Maqedonia dëshmoi se është partnere besnike në të cilën mund të mbështetet BE-ja dhe kur Maqedonia mund të jetë një nga shtyllat dhe në mbrojtje të interesave evropiane. Ai shtoi se nevojitet shpresë e qëndrueshme e integrimeve evropiane të shteteve nga Ballkani Perëndimor./Telegrafi/

Lexo po ashtu PPE miratoi rezolutën për Ballkanin Perëndimor (Video)